Me Programin e PD për Familjen, tek njerëzit që s’i mbeten shtetit borxh e ndihmën s’ia panë

0
Me Programin e PD për Familjen, tek njerëzit që s'i mbeten shtetit borxh e ndihmën s'ia panë

Nga Lulzim Basha.

Sot vizitova familjen e Ramazan Lecit në Lundër të Tiranës, për të diskutuar programin e Partisë Demokratike për familjen.

Gjatë bisedës Ramazani më njohu me situatën e vështirë ekonomike të familjes së tij. Njerëz që nuk i kanë mbetur kurrë shtetit borxh, nuk e shohin dorën e ndihmës as në ditët më të vështira.

Shumica e familjeve shqiptare në zonat rurale kanë të njëjtin fat. Paguajnë taksa, paguajnë çdo faturë që u shkon nga qeveria dhe bashkia, dhe në këmbim nuk marrin asnjë shërbim apo ndihmë.

I shpjegova Ramazanit se si programi ynë e vë familjen në qendër të tij dhe sesi do t’i japë fund shpërfilljes së kësaj qeverie për familjet shqiptare. Ne do ta nisim mbështetjen me familjen që në hapat e saj të parë. Do të financojmë 100% interesat e kredive për shtëpi për 5000 çifteve të reja çdo vit.

Për çdo të porsalindur do të japim 30 mijë lekë të vjetra/muaj deri në moshën 5 vjeç.

Për fëmijët në moshë shkollore, ne angazhohemi të sigurojmë tekstet falas, shkollë gjatë gjithë ditës dhe ushqim në shkollë. Dhe për 90% të studentëve ne do të financojmë 100% të tarifës së studimit.

Tashmë shqiptarët e dinë se me këtë program fiton familja shqiptare, fitojnë të gjithë shqiptarët. Më 25 prill, Shqipëria fiton dhe Edi Rama humb!

1 / 3PrevNext

©

Artikulli i mëparshëmArabia Saudite i rrit çmimet e naftës SHBA-së dhe Evropës. Bursa për datën 4 Shkurt 2021
Artikulli i radhësRriten shifrat e të infektuarve në vend, fluks ambulancash te infektivi