Prishet skaneri te ‘Shefqet Ndroqi’, pacientët me Covid sorrollaten në oborrin e Infektivit

0

Skaneri i Sanatoriumit është jashtë funksionit, duke bërë që dhjetra pacientë të dynden në spitalin e Infektivit,  në pritje të ekzaminimit mjekësor.

Burime për Fax Neës bëjnë me dije se fluksi në Infektiv është krijuar për shkak se skaneri në spitalin “Shefqet Ndroqi” nuk funksionon në një kohë kur kërkesat e qytetarëve për ekzaminim janë të larta.

Për të eleminuar radhët e gjata, pacientët e Tiranës adresohen me rotacion njëmujor, njëherë në spitalin Covid 1 dhe njëherë tjetër në spitalin Covid 2.

Këtë muaj rastet e Tiranës duhet të referoheshin në spitalin Shefqet Ndroqi, por prishja e skanerit ka bërë që ata të dynden në spitalin Infektiv. Në spitalin e Sanatoriumit kryesisht janë të shtruar pacientë që vijnë nga qytetet e veriut, ndërsa në Infektiv ata që vijnë nga jugu.

Ndërkohë me rritjen e frikshme që kanë pësuar rastet e reja në vendin tonë, kapacitetet në spitalet Covid janë duke u ezauruar, ndërkohë që qeveria duket të ketë harruar të vërë në zbatim ndonjë tjetër skenar.

Prej dy ditësh numri i raportuar i infektimeve ditore, që bëhet nga Ministria e Shëndetësisë e ka kaluar shifrën e 1 mijë.

Artikulli i mëparshëmRriten shifrat e të infektuarve në vend, fluks ambulancash te infektivi
Artikulli i radhësBrazili zbulon një ilaç që po përdoret dhe jep rezultate kundër Covid, gjendet edhe në Shqipëri