Ndarja parakohe nga jeta e legjendës së sportit shqiptar, gazetari i njohur rrëqeth me dedikimin e tij: Humbje shumë e madhe!

0
“Oh Zot, çfarë trishtimi”/ Ndarja parakohe nga jeta e

Ndarja nga jeta parakohe e ish-trajnerit të Partizanit, Arben Fagut ka lënë pas shumë dhimbje për miqtë dhe kolegët e tij.

Gazetari sportiv Ervin Baku mes dhimbjes së madhe kujton ese ka qenë Arben Fagu ai që e bëri të dashurohej me sportin.

“Humbje shumë e madhe për familjen FAGU, për sportin shqiptar, për Partizanin, për Dinamon… Shpirtmadhi, i urti, i mençuri, basketbollisti, trajneri, pedagogu, mbi të gjitha njeriu i mirë BEN FAGU ndërroi jetë. Çfarë trishtimi! Oh Zot, çfarë trishtimi!

FALEMINDERIT BEN! TI dhe Gimi më bëtë të dashurohem me sportin… Ti dhe Gimi më morët që pa ecur akoma dhe me zbuluat stadiumin “Qemal Stafa” dhe pallatin e sportit “Partizani”. FALEMINDERIT BEN!

Të qoftë i lehtë dheu mik! Pushofsh në paqe!”, shkruan ai.

“Oh Zot, çfarë trishtimi”/ Ndarja parakohe nga jeta e
Artikulli i mëparshëmI shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, arrestohet te “Myslym Shyri” shqiptari me dy emra
Artikulli i radhësSëmundja e pishës së zezë po bën kërdinë në vendin tonë