Qëlloi me armë punonjësin e një klubi, Shkëlqim Kastrati ekstradohet drejt Gjermanisë

0

Shtetasi kosovar, Shkëlqim Kastrati, po ekstradohet këtë të premte nga Shqipëria drejt Gjermanisë.

Kastrati është nxjerrë nga burgu “302” dhe po transportohet drejt Aeroportit të Rinasit.

Në fund të muajit dhjetor të 2020, Gjykata e Lartë vendosi për ekstradimin e kosovarit drejt Gjermanisë, për të kryer dënimin në këtë shtet për veprën penale të “Vrasjes me dashje” të mbetur në tentativë.

Shkëlqim Kastrati akuzohet se ka qëlluar me armë punonjësin e një klubi në Gjermani, dhe fill pas ngjarjes ka ardhur dhe është fshehur në Shqipëri, ku dhe është arrestuar.

Artikulli i mëparshëmSekuestrohen doza kokaine, arrestohet i riu në Durrës
Artikulli i radhësKorçë, arrestohen për trafik droge 7 persona