Vaksinat Pfizer dhe AstraZeneca janë jashtëzakonisht të sigurta ndërsa efekte anësore ndaj tyre janë të pritshme. Kjo ka qenë deklarata e rregullatorit të barnave në Britani, që ka vlerësuar raportet e sigurisë nga gati shtatë milion doza të dhëna deri më 24 janar, kryesisht me vaksinën Pfizer.
Nga afro 22,820 raste të shqyrtuara, 3 në çdo 1000 njerëz të vaksinuar kishim simptoma të efekteve anësore. Pothuajse në të gjitha rastet simptomat e mbas vaksinws ishin të lehta, të tilla si dhimbje krahu apo rrufë. Sipas rregullatorit britanik këto janë efekte normale të vaksinës. Megjithëse mes miliona të vaksinuarve ka edhe nga ata që kanë humbur jetën, 143 numërohen deri më tani, rregullatori i barnave në Britani thotë se kjo është një shifër e pranueshme dhe nuk është këmbanë alarmi për efektshmërinë e 2 vaksinave.