Shfryhet dosja e bujshme e SPAK, Plaurent Dervishaj lirohet nga burgu në Dubai

0

Autoritet e Emirateve të Bashkuara Arabe kanë refuzuar ekstradimin e shumë të kërkuarit Plarent Dervishajt për në Shqipëri duke e liruar atë nga burgu ku mbahej në Dubai.

Dervishaj është liruar ditën e djeshme nga gjykata me argumentin se materialet nga Shqipëria kanë mbërritur me vonesë. Dervishaj u kap me 10 dhjetor në Emiratet e Bashkuara Arabe ndërkohë që ishte në arrati pas operacionit të bujshëm “Asgjë nuk harrohet” që rihapi dosjen e vrasjes së Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut.

Kërkesa për ekstradim nga ana e autoriteteve shqiptare është firmosur që në datë 21 dhjetor 2020 nga ministrja e Drejtësisë, Etlinda Gjonaj, por nuk dihet nëse ajo është vonuar nga kjo ministri apo nga ajone jashtme.

Plarent Dervishaj u arrestua në Dubai. Shpallja në kërkim e Dervishaj është bërë pas rrëfimit të Luftar Reçit, i cili ka treguar dinamikën e vrasjes së Klodian Saliut, vrasje në të cilën bashkëpunëtori i drejtësisë, ka treguar se ka marrë vetë pjesë, së bashku me Indrit Taullaun, Plaurent Dervishaj.

Artikulli i mëparshëmCOVID-19 i rrezikshëm edhe për të rinjtë, ndërron jetë një 28-vjeçare nga Korça
Artikulli i radhësShtimi i rasteve me COVID-19 kërcënim për zgjedhjet? Meta tregon nëse do të ketë shtyrje të datës