Kryeministri Edi Rama ka inspektuar nga afër punimet në Bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë, ndërkohë që nuk ka nguruar që të japë porositë e tij përdisa ndryshime në fasadat e pallateve, që të kenë kombinime me ngjyrat.
Teksa shoqërohej nga ministri Damian Gjiknuri, njëherësh dhe deputet në këtë qark, kreu i qeverisë theksoi se së shpejti do të hapet gara për Parkun e Shtëpisë së Flamurit, që do të lidhë bulevardin “Ismail Qemali” me Lungomaren, përmes një oazi të gjelbër, si edhe kënde për fëmijë.
“Kam kaq vite që them; hiqe, hiqe atë tabelë, e spo hiqet. Do bëjmë një tjetër lulishte në Vlorë, ku do të dalë në pah dhe Shtëpia e Pavarësisë. Po kur nisi Lungomare, thonë po bëhet shteg dhish.”, tha Rama.
Ndërkohë, gjatë rrugëtimit për të inspektuar këtë zonë, kryeministri ka bashkëbiseduar dhe me kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, i cili e informoi për projektet në fjalë. Ndërkohë Rama i kujtoi Lelit edhe një çështje që nuk është zgjidhur ende, siç është heqja e një tabele.