Zënka me Lukaku-n, Zlatan merret në pyetje nga prokuroria Federale

0
Zënka me Lukaku-n, Zlatan merret në pyetje nga prokuroria Federale

Gjatë derbit të Milanos, pati një debat të ashpër mes Zlatan Ibrahimovic dhe Romelu Lukaku. Të dy lojtarët përpaksa nuk u përplasën fizikisht. Ditët që pasuan ishin të trazuara për ish-sulmuesin e PSG-së, i cili u akuzua për racizëm. Një hetim që vazhdon ende.

Sipas asaj që raprton “Corriere dello Sport” , prokuroria Federale ka marrë një pyetje sulmuesin suedez të Milani, një lidhje me incidentin me Lukaku-n, ku ka folur nëpërmjet një lidhjeje direkte me video, në prani edhe të avokatit të tij dhe atij të klubit kuqezi. Ibra ka konfirmuar se nuk bëhet fjalë aspak për sjellje raciste dhe se vënia në dukje e riteve “voodoo” nuk ishte një ofendim, pasi vetë sulmuesi kishte folur për diçka të tillë në 2017-ën, kur ishte pjesë e Evertonit.

Gjithashtu edhe Lukaku do të merret në pyetje nga prokuroria federale në lidhje me disa pika të çështjes.

Artikulli i mëparshëmBasha në takim me mjekët: Duhet të vendosim stabilitet e të frenojmë largimin tuaj dhe të infermierëve
Artikulli i radhësZbulohen vrasësit e Shkëlzen Kastratit, ja ku po e zhvillon policia operacionin për arrestimin e tyre