Favori i Ramës për Erdogan/ Biznese, universitetete, media, OJF dhe spitale nën hetim për pastrim parash të organizatës FETO

0

Pas vizitës të suksesshme të Edi Ramës në Turqi dhe pritjes spektakolare të bërë nga pala turke, nuk vonuan shumë për të dalë në skenë çmimi i atij spektakli vezullues të pritjes së kryeministrit shqptar. Ka qenë vetë Kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Mustafa Sentop, që deklaroi se shqiptaret po zhvillon një hetim për pastrim parash lidhur me organizatën terroriste FETO.

“Ka dokumente, informacione që janë zbuluar në Turqi gjatë hetimeve dhe gjykimeve që kemi kryer lidhur me këtë. Ne këto i ndajmë dhe i vlerësojmë me homologët tanë. Edhe në Shqipëri ka persona dhe institucione të konsiderueshme. Është një strukturë e organizuar në kuadrin e kompanive dhe institucioneve arsimore, të medias dhe të shoqërisë civile. Sigurisht që këto ‘struktura legale’ janë struktura që fshehin qëllimet dhe aktivitetet e tyre të vërteta”.

Është e qartë që pas ekstradimeve të gylenistëve drejt Turqisë dhe pas largimit të njerëzve që vijnë nga këto struktura, siç ishte dhe rasti i një ministri të qeverisë shqiptare, i cili u largua me kërkesë të Erdoganit nga dikasteri ku drejtonte, duket se radhën do e ketë një grup tjetër gylenist. Kryetari Sentop e specifikon qartë grupin që pastron para në Shqipëri. Ai është një grup që posedon universitete, media, spitale dhe shoqëri civile. Ky grup, për fatin e keq të kryeministrit është përfitues i disa koncensioneve qeveritare, grup të cilin së shpejti do e shikojmë në bankën e të akuzuarve për pastrim parash dhe vepra të tjera penale. Edi Rama është i detyruar të përmbushë pasionet e sulltanit të Turqisë në këmbim të koncencioneve dhe premtimeve që ky  i fundit i dha në vizitën e fundit në Turqi, duke linçuar këtë grup pavarësisht interesave që e lidhin me të. Identiteti i këtij grupi është i qartë dhe kryetari Sentop nuk i ka përmendur vetëm emrat, pasi dihet më së miri se kush janë asetet e gylenistëve, të cilët së fundmi kanë bërë shitje dhe blerje nën kompani guaskë për të prezantuar identitet perëndimor, ndërkohë që aksionet i zotërojnë vetë armiqtë e Erdoganit.

  Ishte vëtë  Sentop që u shpreh se “një hetim i përpiktë” ka filluar në Shqipëri kundër FETO-s për pastrim parash.

“Kam dijeni se edhe prokuroria shqiptare ka një hetim lidhur me pastrimin e parave për organizatën FETO. Ky është një hetim i përpiktë. Ne e dimë se përderisa ata përdorin të gjitha burimet, veçanërisht burimet ekonomike, për qëllimet e tyre të vërteta, ata gjithashtu përdorin strukturat e tilla si ato arsimore, të medias, OJQ, si një maskë për të fshehur dhe mbuluar aktivitetet e tyre”, theksoi Sentop.

Ai gjithashtu paralajmëroi për rrezikun që e përbën kjo organizatë terroriste, duke shtuar se Turqia vazhdimisht paralajmëron në lidhje me këtë.

“Ne e dimë dhe e besojmë se ata përbëjnë një rrezik shumë serioz kryesisht në Shqipëri dhe në vendet ku ata janë të pranishëm. Në këtë kuptim ne nuk dëshirojmë që edhe vendet të tjera të dëmtohen dhe të pësojnë dëme nga kjo strukturë. Gjithashtu ne i kemi paralajmëruar dhe jemi të kënaqur që vërejmë se ata në parim janë në të njëjtin mendim, por gjithashtu kemi përsëritur se duhet të bëhen ato që janë të nevojshme pa u vonuar shumë”, tha Sentop.

Tashmë kemi të bëjmë me një zhvillim të ri. Edi Rama po i çon në sini kokat e armiqve të sulltanit turk, në këmbim të mbështetjes. Ditët që vijnë do mbartin shumë surpriza dhe mund të shikojmë rënien e disa bizneseve që drejtohen nga anonimë dhe qarkullojnë para të pista në Shqipëri.

Artikulli i mëparshëmPD rrëzon propagandën e qeverisë për qendrat shëndetësore
Artikulli i radhës40-vjeçari sapo doli nga shtëpia në Vlorë, e qëlluan deri sa mbaruan fishekët e kallashnikovit! Ja pista ku po heton policia