6-fishohet pasuria e Ilir Beqajt. Ja formula si u bë miliarder ish-ministri…

0
Analiza/ 6-fishohet pasuria e Ilir Beqajt, ja sa është shifra që

Ilir Beqaj u zgjodh ministër i Shëndetësisë në kabinetin e kryeministrit Edi Rama pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013 dhe qëndroi në detyrë përgjatë një mandati. Pas zgjedhjeve të vitit 2017, Beqaj u zëvendësua nga ministrja aktuale, Ogerta Manastirliu.

Ilir Beqaj është diplomuar për Informatikë në vitin 1990 në Universitetin e Tiranës dhe ka kryer studimet pasuniversitare për Administrim Ndërmarrje në Institutin Francez të Menaxhimit pranë Universitetit Politeknik Tiranë.

Në vitet 1990 – 1994, Beqaj ka punuar në Bankën e Shqipërisë, ndërsa gjatë viteve 2003-2006 ka mbajtur pozicionin e drejtorit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Prej vitit 2007 ai është anëtar i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste dhe prej vitit 2009, deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Ky raport u prodhua nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së ish-ministrit Ilir Beqaj nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e anëtarëve apo ish-anëtarëve të Këshillit të Ministrave gjatë viteve 2013-2020.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF]

Analiza/ 6-fishohet pasuria e Ilir Beqajt, ja sa është shifra që

Në deklaratën e parë të dorëzuar në ILDKPKI në vitin 2003, Ilir Beqaj zotëronte pasuri me vlerë 12.5 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria familjare është 6-fishuar duke kapur vlerën e gati 80 milionë lekëve.

Z.Beqaj deklaron familjarisht likujditete bankare me vlerë 46.9 milionë lekë, pasuri të patundshme me vlerë 29.3 milionë lekë, automjete me vlerë 3.3 milionë lekë dhe pjesë në kapital me vlerë 95,9 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 151.6 milionë lekë, ku burimi kryesor ka qenë kompania Intech+. Z.Beqaj ka siguruar përmes kompanisë të ardhura në masën 27% të totalit, ndërsa nga shitja e aksioneve ka siguruar të ardhura në masën 12%.

Ndërkohë, rreth 14% e të ardhurave kanë si burim pagën e Z.Beqaj, 29% pagat e familjarëve dhe rreth 5% të tjera burojnë nga qiratë.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrollin aritmetik/logjik për 12 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi një sëri “flamujsh të kuq”, të cilët lidhen me aksionet në kompaninë Intech+, detyrimet për blerjen e një apartamenti si dhe një hua të marrë sërish nga kompania e biznesit.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, subjekti Ilir Beqaj deklaron se zotëron 51% të aksioneve në shoqërinë tregtare Intech+, me vlerë 51,000 lekë. Kur rideklaron pasurinë nga e para në vitin 2010, pas një shkëputjeje rreth 4 vjeçare, z.Beqaj saktëson se vlera e aksioneve në Intech + është rritur në 11,220,000 lekë me burim rikapitalizimin e fitimeve ndër vite, ndonëse nuk është e qartë se sa nga fitimet janë tërhequr dhe sa janë rikapitalizuar. Zoti Beqaj i ka shitur aksionet në vitin 2013 me çmim 18,360,000 lekë, me pagesa të realizuara përkatësisht: 1,000,000 lekë (2014), 10,000,000 lekë (2015) dhe 7,300,000 lekë (2017).

Gjatë viteve që ka zotëruar aksione në kompaninë Intech+, Z.Beqaj ka qenë njëkohësisht zyrtar publik, duke mbajtur pozicionet e drejtorit të ISSH dhe deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, pavarësisht kufizimeve të ligjit për konfliktin e interesit.

Në vitin 2004, Z. Beqaj ka deklaruar një apartament banimi me sip 147 m2, me çmim 77,760 USD në bashkëpronësi, por ka paguar vetëm 32,000 USD. Në vitin 2006, ai deklaron si detyrim ndaj shoqërisë së ndërtimit shumën 6,350 USD, pa shpjeguar se kur është shlyer pjesa tjetër e detyrimit prej 39,410 USD.

Ndërsa në deklarimin periodik/vjetor 2005 është deklaruar një hua nga shoqëria Intech+ prej 2,000,000 lekësh, e cila mbahet në llogari bankare në emër të bashkëshortes. Në vitet në vijim, nuk deklarohet nëse kjo hua i është kthyer shoqërisë apo jo.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata Para Fillimit të Detyrës 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata pas Largimit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata Para Fillimit të Detyrës 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

/ Reporter.al

Artikulli i mëparshëmPublikohen pamjet e frikshme që po qarkullojnë me shpejtësi / Grushte dhe shkelma, pesë persona rrahin në mënyrë çnjerëzore shqiptaren në mes të qytetit
Artikulli i radhës‘Mëngjesi i lutjeve’ bën bashkë Joe Biden dhe Donald Trump, i pranishëm edhe politikani nga Shqipëria