Covid-19/ Rëndohet bilanci, në Britani 739 viktima. Greqia nuk raporton asnjë viktimë

0

Britania e Madhe regjistron sërish shifra të frikshme nga Covid-19. Sipas Departamentit të Shëndetit dhe Kujdesit Social në vend, gjatë 24 orëve të fundit 739 pacientë humbën jetën.

Numri i përgjithshëm i viktimave arrin në 27,510. Ndërkohë janë regjistruar edhe 6,201 raste të reja duke e çuar në 177,454 numrin total të të infektuarve. Deri më tani në Britani janë kryer 762,279 teste për Covid-19.

Greqia

Ndërkohë Greqia duket se po ja del me koronavirusin. Në 24 orët e fundit janë shënuar vetëm 21 raste të reja dhe asnjë viktimë.

Në total numri i të infektuarve ka shkuar në 2612, ku 1374 janë shëruar.

Artikulli i mëparshëmE-Albania tashmë do të japë leje edhe për të shëtitur qenin…
Artikulli i radhësBashkëpunëtori që zbuloi ekzekutimet e Durrësit