Ibra shënon 500/ 39-vjeçari suedez që nuk njeh kufinj

0
Featured image of article: Ibra në “Top 500”, ja “gjeografia” e golave të 39-vjeçarit suedez që nuk njeh kufinj

Sulmuesi suedez i kuqezinjve, Zlatan Ibrahimoviç, shënoi golin e 500-të dhe të 501-të të karrierës së tij me klubet, duke e ndihmuar Milanin të kthehej të dielën në krye të Serie A me një fitore 4-0 ndaj Krotones.

39-vjeçari në minutën e 30-të, pas asisti të Leaos, shënoi golin e parë të këtij takimi, i cili ishte edhe i 500-ti në karrierën personale, realizuar diçka më shumë se pas 21 vitesh nga goli tij i parë për klubin suedez, Malmo më 1999.

Ibra do të shënonte edhe 18 herë të tjera për klubin suedez, para se “këtë ves” të tij ta tregonte tek Ajaksi (48 gola), Juventus (26), Inter (66), Barcelona (22), Milan (56), Paris SG (156), Mançester Junajtid (29), LA Galaxy (53) dhe Milan përsëri (27).

Më pas, në minutën  e 64-t të ndeshjes, mbrojtësi Theo Hernandez do t’i dhuronte një asist Ibrës, që kishte për detyrë vetëm ta shtynte topin në rrjetë. Ky ishte goli i 501-të i sulmuesit, i cili është kthyer në një ikonë te klubi kuqezi, ku po sfidon moshën dhe nuk njeh kufinj.

Pas 36-vjeçar portugez Kristiano Ronaldo të Juventusit, 33-vjeçarit argjentinas Lionel Mesi të Barcelonës, 39-vjeçari suedez Zlatan Ibrahimoviç, bëhet sulmuesi i tretë në historinë e futbollit botëror që kalon barrierën e “Top 500” golave të shënuar me klubet dhe vazhdon të jetë aktiv në karrierën e tij sportive.

Artikulli i mëparshëmTanqet turke kapërcejnë lumin Evros dhe futen në kufirin grek gjatë një stërvitje ushtarake
Artikulli i radhës“Vijnë përgjatë shkurtit”/Maqedonia firmos marrëveshjen për vaksinën e Kinës