Një sasi kafeje kontrabandë është sekuestruar në Doganën e Shkodrës. Një mjet nga Dogana e Vlorës u paraqit në Shkodër dhe rezultoi se kishte sasi kafeje me diferencë në shifër krahasuar me deklaratën doganore.
820 kg rezultoi e padeklaruar, me detyrim doganor të munguar 214 mijë e 730 lekë ndërkohë penaliteti shkoi në 644 mijë e 190 lekë.
Nga ana tjetër një tjetër kundravajtje administrative u konstatua, pasi në deklaratën transit nuk ishin deklaruar mallra me peshë 1 mijë e 56 kg, dhe u penalizua 3-fish për këtë.
“Strukturat e Administratës Doganore, Dega Shkodër, sekuestruan një sasi të konsiderueshme mallrash të padeklaruara nga një subjekt privat.
Sipas informacionit, pranë kësaj dege doganore është paraqitur mjeti me targë AA953MT /ADR454, ardhur tranzit nga Dogana e Vlorës, në emër të subjektit “Ashel Grup”, i cili pas kontrollit fizik rezultoi se kishte një sasi të konsiderueshme mallrash me diferencë me deklaratën doganore.
Gjatë verifikimit të kontrollit fizik rezultoi një sasi prej 820 kg kafe e padeklaruar, me një detyrim doganor të munguar 214 730 lekë, dhe me penalitet në shumën prej 644.190 lekë.
Gjithashtu u konstatua edhe një kundravajtje administrative, ku në deklaratën transit të bërë nga subjekti nuk ishin deklaruar mallra të ndryshëm me peshë 1056 kg, ku u penalizua me shumën 3-fish të detyrimit doganor, i cili kap vlerën prej 868.020 lekë”, njofton dogana.