15 fotografitë ku princeshë Diana duket e “burgosur” në një martesë të dështuar

0

Ende sot, Princeshë Diana përfaqëson gruan më të fotografuar në histori; paparacë që e ndiqnin këmba-këmbës, skandale që pushtonin faqet e para të gazetave dhe një jetë e jetuar mes presionit, shtypjes dhe vuajtjeve. Një martesë e dështuar me Princin Charles, e cila përfundoi në një divorc të bujshëm. Asokohe, në një intervistë, Diana do të rrëfehej se sa e palumtur ishte ndjerë përgjatë martesës së saj. Sidoqoftë, në daljet publike, e njohura nga populli si “Zonja Di” maskonte dhimbjen pas një buzëqeshjeje rrezatuese. Sidoqoftë, jo gjithmonë ia doli. Shpesh nuk mundi t’u fshihej disa fotografive tepër domethnëse. Në një artikull të BrightSide bëhen bashkë 15 fotografi, ku shfaqet pikërisht Princeshë Diana, një grua tmerrësisht e fortë, e burgosur në një martesë të dështuar.

Kjo foto e realizuar në një banket në Zelandën e Re tregon një pamje të trishtë të çiftit

Një tjetër foto që tregon se sa i pakëndshëm ishte ky udhëtim për Dianën

Fotoja, e shkrepur gjatë turneut të tyre në Kanada tregon se tensioni bashkëshortor ishte në rritje

Në vitin 1986, çifti filloi të kërkonte ngushëllim jashtë martesës, Charles me Camilla Parker-Bowles-in dhe Diana me James Hewitt-in

Ftohje mes çiftit edhe para dasmës

Pasi Diana pranoi të martohej me Princin Charles, ajo mori një vëmendje të jashtëzakonshme mediatike, çka do t’i shkaktonte presion të jashtëzakonshëm

Pak para fillimit të procedurave të divorcit, në nëntor 1992, Charles dhe Diana u nisën për një udhëtim të përbashkët në Korenë e Jugut

Në vitin 1982, çifti mirëpriti foshnjën e parë, Princin William. Por gëzimi i mëmësisë u dëmtua nga depresioni pas lindjes

Kjo fotografi është bërë pak para fjalës së Mbretëreshës Elizabeth, në të cilën ajo tha se viti 1992 kishte qenë një vit i tmerrshëm, pasi tre fëmijët e saj ishin divorcuar

Një ditë para njoftimit të shtatzënisë së saj të parë, princesha dukej e trishtuar dhe e lodhur

Turneu ndërkombëtar i vitit 1983 shënoi fillimin e mbarimit të martesës së tyre

Diana u lëkund nga vendimi për t’u martuar, pasi gjeti një byzylyk, të menduar për Camilla Parker-Bowles-in nga ana e Charles-it

Gjatë muajit të mjaltit, Diana pa në ëndërr rivalen e saj

Divorci u finalizua në gusht të vitit 1996

Pas divorcit, ajo mbeti sërish në qendër të vëmendjes

Artikulli i mëparshëmSekuestrohen 820 kilogram kafe kontrabandë në Doganën e Shkodrës
Artikulli i radhësBiden: Do të jetë i vështirë krijimi i imunitetit të tufës