Thaçi: Do respektoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Kurti ngelet kryeministër

0

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila pezulloi deri më 29 maj, dekretin e tij për emërimin e Avdulla Hotit kryeministër.

Ai tha se si president i Kosovës do ta respektojë këtë vendim dhe i ftoi të gjithë politikanët dhe subjektet politike në vend, që të sillen me maturi në respektim të Kushtetutës.

”Sapo u njoftova për vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Si President i Republikës së Kosovës do ta respektoj në plotëni këtë vendim. Kosova ka tashmë një përvojë të çmueshme në respektimin e të gjitha vendimeve dhe aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese. Kjo përvojë është një dëshmi e fuqishme e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

Si President i Republikës së Kosovës i ftoj të gjithë politikanët dhe subjektet politike në vend, që të sillen me maturi në respektim të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. HTH”

Artikulli i mëparshëmRama publikon planin e rihapjes: Nga zonat e gjelbra tek hapja e bareve
Artikulli i radhësDisney do të ribëjë versionin e ri të filmit “Herkuli” të vitit 1997