Një tjetër person gjendet i mbytur, kësaj radhe në Spille

0

Një person i dytë është gjetur i mbytur ditën e sotme. Nga policia njoftohet se bëhet fjalë për 62-vjeçarin A.S i cili është gjetur pa shenja jete në bregdet rreth orës 14:00, në Spille, Kavajë. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, paraprakisht dyshohet se ky shtetas është mbytur aksidentalisht.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Ky është rasti i dytë i mbytjes pas  atiij të Vlorës për këtë të hënë.

Artikulli i mëparshëm“Po çojmë mostra në Berlin”, Manastirliu: Në 1 mijë banorë, 459 raste të reja me Covid
Artikulli i radhësGrumbull njerëzish e muzikë të lartë, policia gjobit dy biznesmenët në Tiranë