Prokuroria kërkon arrest me burg për sanitaren dhe 3 infermieret te “Shefqet Ndroqi”

0

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar arrest me burg për 3 infermieret dhe sanitaren tek “Shefqet Ndroqi”.

Sheqerije Koçi, Sidorela Çela, Mira Bushi dhe sanitarja Rukije Hoxha kanë fshirë komunikimet me Tire Alldervishin për të fshehur provat.

Të gjitha punonjëset e ‘’Shefqet Ndroqit’’ të cilat kishin krijuar një skemë kriminale brenda spitalit për të zhvatur pacientët me COVID-19 dhe familjarët e tyre akuzohen për shpërdorim detyre dhe mashtrim, shkruan Balkanweb.

Në fillim u zbulua sanitarja Tire Alldervishi e cila duke u hequr si infermiere i kishte zhvatur familjares së një pacienteje 8 milionë lekë të vjetra, duke mos i shërbyer nënës së saj. Më pas erdhën dhe 4 arrestimet e tjera.

Artikulli i mëparshëmBasha shpalos Programin e PD për turizmin : Ja si do ta trajtojmë projektin madhor kombëtar
Artikulli i radhësDrejtoresha e ISHP-së: Po shtohet përhapja e virusit te moshat e reja, 77% e kapaciteteve në spital janë të zëna