Në mbledhjen e mbajtur ditën e sotme nga Komiteti i Ekspertëve për vendosjen e masave të reja anti-covid, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu foli edhe për mutacionet e reja të koronavirusit që po qarkulloinë në vendin tonë.
Teksa renditi disa nga arsyet që kanë çuar në rritjen e infektimeve nga Covid-19, ministrja Manastirliu theksoi se me gjasë shkak është edhe mbërritja e varianteve të reja në vend.
Një studim i ri i ka treguar simptomat më të zakonshme që shfaqin personat e infektuar me variantin e ri të koronavirusit, të cilat janë shumë më të ndryshme nga ai origjinal.
Sipas Zyrës Kombëtare të Statistikave, personat që janë infektuar nga mutacioni i ri i koronavirusit shfaqin më shumë simptomat e kollës, dhimbjes së fytit, lodhjes dhe dhimbjes muskulore. Këto janë ndryshe nga simptomat e listuara më herët në NHS për variantin origjinal të koronavirusit që janë kollë, temperaturë dhe humbje të shijes dhe nuhatjes.