Surprizat e motit/ Temperatura deri në -16, reshje bore dhe në Tiranë

0

Sipas meterologëve fundjava pritet të sjellë një mot të ftohtë që do të shoqërohet reshje dëbore në disa qytete të vendit. Në Tiranë dhe disa qytete të tjera të Shqipërisë do të ketë reshje bore këtë fundjavë, teksa priten temperatura tepër të ulëta. Në ditët në vijim do të ketë një rënie të ndjeshme të temperaturave duke bërë që në zonat malore vlerat minimale të zbresin edhe në -16 gradë Celsius, ndërsa në Ultësirën Perëndimore vlerat minimale pritet të zbresin edhe në -5 apo -6 gradë celsius.

“Po, gjatë kësaj fundjave pritet që reshjet e dëborës të përfshijnë vendin tonë. Që në orët e para të ditës së shtunë pritet që mbi 400 metër nga niveli i detit të kemi reshje dëbore, ndërsa e shtuna pasdite duke qenë se vijon rënia e ndjeshme e vlerave termike pritet që të zgjerohet hapësira e reshjeve të dëborës duke bërë që të përfshihen dhe zonat e ulëta, përfshirë dhe kryeqytetin, Tiranë. Reshje që do të jenë prezent deri paraditen e ditës së diel”, tha ai.

Sipas parashikimit, temperaturat e ulëta pritet të zgjasin dhe përtej të hënës dhe të martës, duke bërë që të kemi 6 deri në 7 ditë me temperatura ekstremisht të ulëta dhe në zonat e thella malore ta tejkalojnë -16, -17 gradë celsius.

Artikulli i mëparshëmMe destinacion Shqipërinë, sekuestrohen 225 000 stërlina në një furgon në portin e Barit
Artikulli i radhësZbardhet vrasja e dy vëllezëve në vitin 1998 në Vlorë, shpallet në kërkim ndërkombëtar 47-vjeçari