Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi është gjobitur nga Policia e Shtetit me një shumë prej 5 milionë lekë, pasi ka thyer masat anti-COVID-19. Incidenti, sipas njoftimit të policisë, ka ndodhur gjatë një takimi elektoral në qarkun e Beratit. Klosi ka mbajtur një aktivitet në datën 15.05.2020 duke shkelur rregullat për grumbullim njerëzish me më tepër se 10 persona.
Gjithashtu, me gjobë prej 1 milionë lekë është ndëshkuar edhe pronari i lokalit në të cilin u zhvillua aktiviteti.