Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka dalë pozitive me koronavirus. Lajmin e ka dhënë vetë ambasadorja përmes një postimi në Twitter.
“Miq, doja t’ju njoftoja se kam testuar pozitivisht për COVID-19. Unë do të vazhdoj të kryej detyrat e mia ndërsa vetë-izolohem në shtëpi për ditët në vijim. Faleminderit për urimet tuaja dhe ju lutemi qëndroni vigjilent për shëndetin tuaj!”, njofton ambasadorja Yuri Kim.