Këtë të mërkurë ka nisur vaksinimi i bluzave të bardha në Shkodër. Ky proces po kryhet në Pallatin e Sportit dhe ku i pranishëm është kryeministri Edi Rama, si dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Ardhja e 7020 dozave të tjera nga Pfizer i ka hapur rrugë skenarit të qeverisë për të nisur vaksinimin edhe në qarqe të tjera të vendit.
Pas Shkodrës, pritet që të nisë procesi i vaksinimit edhe për qarkun e Vlorës. Sipas skenarit radha do të vijë më vonë për Korçën e Fierin dhe paralelisht me vaksinimin e bluzave të bardha do të nisë edhe vaksinimi të moshuarve