Gazetari sportiv, Diego Ordinola ishte duke raportuar live në momentin kur i ndodh grabitja para një stadiumi në Ekuador.
Grabitësi ishte maskuar me kapele dhe me maskë anti-Covid nën kërcënimin e armës i merr telefonin gazetarit dhe operatorit.
“Mos më filmo sepse të hedh në erë”, bërtiti grabitësi.
Pasi bëri grabitjen, hajduti filmohet nga vendi i ngjarjes duke u largua me një motor.