Nga Interi tek droga: arrestohet Sartor, kultivonte marijuanë

0

Nga fushat e futbollit në një serë marijuane. Kjo është parabola e frikshme e Luigi Sartor. Sipas Gazzetta di Parma, ish-futbollisti i Juventus, Inter, Roma dhe Parma përfundoi nën arrest shtëpie pasi u zbulua duke kultivuar 106 bimë marijuane pranë një shtëpie të braktisur në Lesignano Palmia, një fshat i vogël në zonën e Parmense.

Ish-futbollisti 46-vjeçar, të premten e kaluar, është kapur bashkë me një bashkëpunëtor ndërsa kujdesej për një parcelë të aftë të jepte mbi dy kilogramë substancë të ndaluar. Tek sera, agjentët e policisë arritën në fund të një hetimi të plotë që filloi me kërkesën e pazakontë për dyfishimin e fuqisë së njehsorit të një vile në dukje të braktisur, nga e cila vinte një erë e fortë marijuane. Erë e njëjtë që agjentët anti-drogë ndjenë në makinën e ish-futbollistit gjatë një kontrolli rutinë të simuluar.

Në pyetësorin e seancës së garancisë, para gjyqtares Beatrice Purita, Luigi Sartor përdori të drejtën për të mos u përgjigjur dhe për tu u urdhërua arresti shtëpiak. Në 2011 ish-lojtari kishte përfunduar në qendër të çështjes së ndeshjeve të trukuara ‘Calcioscommesse’ të filluar nga Prokuroria e Kremones, duke përfunduar në burg.

Artikulli i mëparshëmI gjori Diawara, e dashura e lë pas Shën Valentinit me një letër publike e motivin më të çuditshëm
Artikulli i radhësEmërohen krerët e Prokurorive në disa rrethe (Emrat)