“Janë në gjendje shumë të rëndë”, pneumologu i njohur Arjan Mezini tregon se çfarë po ndodh brenda Infektivit dhe jep alarmin

0
“Janë në gjendje shumë të rëndë”,

Pneumologu i njohur Arjan Mezini tha se në spitalin “Shefqet Ndroqi” nuk ka më vende të lira dhe nuk mund të pranohen shtrime të reja.

Ai tha se gjendja e pacientëve në këtë spital paraqitet e rënduar për rreth 90 % të të shtruarve.

“Janë në gjendje të rëndë dhe shumë të rëndë. Nga graviteti i sëmundjes është pothuajse i njëjtë me atë të nëntor dhe dhjetor të 2020.

Mendoj se kanë hyrë variantet e reja të Covid-19, që shpërndahet më shpejt, por kanë dozë virale të njëjtë”, tha Mezini për Open.

Artikulli i mëparshëmAlbin Kurti flet për Zërin e Amerikës: Nuk i shmangim bisedimet me Serbinë, por së pari drejtësi e punësim
Artikulli i radhësPD: Askush nuk ka më durim, shqiptarët u lanë në baltë për 8 vite