Andi Koraqi, anëtari i Komitetit Teknik të Ekspertëve nuk e ka përjashtuar një shtrëngim të masave për parandalimin e përhapjes së virusit nëse do të ketë rritje të infektimeve në vendin tonë.
Edhe pse është rritur numri i pacientëve në spitale, Koraqi thotë se kjo nuk është si pasojë se virusi është bërë më agresiv, por sepse po koronavirusit po i mbivendosen edhe virozat e traktit respirator.
“Çdo masë, lirim apo shtrëngim bëhet në varësi të indikatorëve dhe indikatorët sugjerojnë këto masa. Kemi shtim të rasteve por jo agresivitet më të madh të virusit. Pra kjo është e pranuar nga të gjithë dhe si pasojë e shtimit të rasteve do të kemi më shumë sëmundshmëri, po ashtu edhe grupmosha më të mëdha me këtë prekshmëri të virusit”, tha Koraqi për Abc News.
Sipas tij, në Shqipëri mund të ketë një qetësim të situatës në muajt maj dhe qershor, por mund të ndohë edhe më herët nëse zbatohen masat e vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.