Këngëtarja Eneda Tarifa konfirmoi sot largimin e saj nga “Portokallia” pas lajmeve që qarkulluan në rrjet, shkak i të cilave u bë një njoftim i Top Channel ku kërkohej moderatore.
Po Salsanon a do ta shohim në sezonin e ri? Mesa duket po dhe këtë e ka treguar vetë artisti me një postim në Instastory ku shfaqet në ambientet e Top Channel krah aktorit Erdit Asllanaj.
Ndërkohë Eneda tregoi se tani e tutje do të jetë e fokusuar tek projektet muzikore.
“Te dashurit e mi, miq real e virtual.
Me duhet t’ju njoftoj se rrugetimi im me spektaklin “Portokalli” perfundon ketu. U riktheva me mall ne ate skene kur mu propozua nga drejtuesit dhe ne nje fare menyre “E nxorra mallin…” kur i thone nje fjale.
Por eshte momenti qe te sjell ne jete projektet e mia pa me “shitur” dhe pa me “blere” dikush (sikurse shkruhet ne disa portale) dhe vazhdoj te jap kontributin tim artistik per kete vend.
Do komunikoj me ju vetem ne profilet e mia zyrtare ne rrjete sociale dhe ne kanalin tim ne Youtube. Shihemi se shpejti…
Faleminderit qe jeni gjithmone me mua dhe me keni mbeshtetur. Ju dua të gjithëve”, shkroi Eneda.