“Këta persona e kanë më të lehtë ta kalojnë virusin”, mjeku Alimehmeti bën publike informacionet që duhet t’i dimë të gjithë për COVID-19

    0
    “Këta persona e kanë më të lehtë ta kalojnë

    Epidemiologu Ilir Alihmehmeti teksa komentoi situatën e pandemisë në vendin tonë u shpreh se personat që kanë një sasi normale të vitaminës D në trupin e tyre e kanë më të lehtë që ta përballojnë gjendjen nëse infektohen me koronavirus.

    Sipas tij, rritja e numrit të rasteve të reja të të infektuarve me Covid ishte e pritshme pasi imuniteti në dimër është më i ulët sesa në stinën e verës.

    “Personat që kanë nivel normal të vitaminës D e kanë më të lehtë dhe janë më të mbrojtur. Personat obez kanë dhe më shumë problem, por këto janë vetëm studime që janë bërë në spitale. Është e rëndësishme që në këtë moment secili të bëjë kujdes me stilin e jetesës siç janë gjumi, menaxhimi i stresit të punës, i ushqimit. Shqipëria është një vend me diell por nëse ne do të qëndrojmë në vende të mbyllura atëherë nuk do të kemi efekt. Qëndrimi në diell duhet të jetë i mjaftueshëm dhe të jetë i ekspozuar pasi kontakti i diellit në lëkura ka një efekt të rëndësishëm në krijimin e vitaminës D.

    Nuk ka asnjë raport të saktë në lidhje me sa të infektuar dhe në raport me moshat që ato kanë. Fëmijët adoleshentët dhe të rinjtë nuk janë pjesë e survejancës pasive por nuk mund të bëjmë një raport në lidhje me statistikën se sa rëndë janë apo jo.

    Sa i përket variantit britanik deri më tani ekspertët theksojnë se shkalla e infektimit është e njëjtë, ne nuk duhet të nxisim imunitetin e turmës pasi do të shkaktojmë humbje jetësh. Ne duhet që të krijojmë imunitetin përmes vaksinës. Ne përditë zbulojmë nga 1 mijë raste të reja por kemi dhe x raste të tjera pa i zbuluar.  Shifrat janë shumë të rëndësishme ne jemi në periudhë të ngjashme me pikun e dhjetorit dhe dy javët tani nga 1 shkurti e deri më sot. Në dimër ne kemi një imunitet më të ulët se verë,” ka thënë Alimehmeti për ABC.

    Artikulli i mëparshëmArrestohet ish futbollisti i njohur i Partizanit, pasi ushtroi dhunë barbare ndaj të dashurës
    Artikulli i radhësTë kapësh virusin me SPAK