Pas largimit nga spektakli i ‘Portokallisë’ i këngëtares Eneda Tarifa, mësohet se vendin e saj si prezantuese pritet ta zërë moderatorja Nevina Shtylla.
Burime për “RevistaWho” kanë zbuluar se moderatorja e njohur prej disa ditësh ka qenë në mbledhjet e stafit të programit për sezonin e ri që nis për pak javë. Pritet që në ditët në vazhdim ky lajm të konfirmohet dhe të zbulohen detaje të tjera për ndryshimet e spektaklit të humorit.
Kujtojmë që Nevina ka qenë pjesë e emisionit ’E diell’, por pas përfundimit të rubrikës së saj ajo u largua nga ekrani.