Ambasadorja Yuri Kim vlerëson takimin me Bashën/ “Pata mundësinë të njihesha personalisht me programin e PD-së dhe aleatëve të saj”

0

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me kreun e PD-së Lulzim Basha.

Është vetë ambasadorja e cila shkruanë në Twitter se ka pasur një takim të shkëlqyer me Bashën.

Ambasadorja e SHBA tregon se ka dëgjuar programin e PD-së.

Postimi i plotë në Twitter:

Pata një takim të shkëlqyer sot me Lulzim Bashën. Më vjen mirë të dëgjoj programin elektoral të Partisë Demokratike dhe partnerëve.

Nënvizova shpresat e SHBA për kandidatë të pastër nga të gjitha partitë.

Ne do të jemi gjithmonë të përkushtuar për marrëdhënie të forta SHBA-Shqipërinë, duke respektuar vendimin e votuesve më 25 prill.

Image
Artikulli i mëparshëmDalin detaje të reja nga skandali/ Pasi publikoi videon e drejtuesit të TV-së duke ngacmuar një të mitur, gazetari trondit me deklaratën…
Artikulli i radhësEdi Reja në vend të Gatussos te Napoli? Duka sqaron si është e vërteta