Ishte prej 2 javësh i mbyllur në shtëpi nga COVID/ Klodiana Lala tregon se kush e nxori jashtë sot biznesmenin që u vra në Tiranë…

0
Ishte prej 2 javësh i mbyllur në shtëpi nga COVID, Klodiana Lala

Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur një sërë detajesh të reja nga ekzekutimi mafioz i 66-vjeçarit Behar Sofia mëngjesin e sotëm në Tiranë.

Lala bëri të ditur se Sofia sapo kishte fituar betejën me COVID-19 dhe në mëngjes ishte ulur në një lokal pranë banesës së tij për të konsumuar kafe. Po ashtu, ajo tha se 66-vjeçari ka një pasuri marramendëse.

“Behar Sofia ka dalë nga banesa e tij, kishte disa ditë që kishte kaluar COVID-19, në momentin që ka dalë ka pirë kafen në një lokal, ka qëndruar 25 minuta, është ngritur dhe është larguar në drejtim të rrugës së Elbasanit. Sipas policisë ai është qëlluar në afërsi të Lanës, dyshohet se janë dy persona që kanë qëlluar me armë selinciator. Policia është njoftuar për një person të gjakosur që kërkonte ndihmë, ai është qëlluar në këmbë dhe zonën e qafës. Ka pasur shumë pak dëshmitarë. Është shoqëruar në spital dhe ka ndërruar jetë pa mbërritur tek bluzat e bardha. Në momentet e para duke qenë se mbante disa emra nuk u kuptua qartë, por ku u bë i mundur identiteti, Policia e Shtetit e konsideron si 1-in e trafikimit të heroinës. Ai konsiderohej se ishte pjesë e grupit trafikant të udhëhequr nga Abdulselam Turgut. Ai është arrestuar vite më parë në Shqipëri. Më pas kemi pasur dhe disa arrestime. Ai nuk është ndaluar asnjëherë nga policia, ishte një person i tërhequr, por konsiderohej si një person që kishte shumë ushtarë pas tij. Ai ka markete të shumta, supermarkete, kopshte. Pasuria e tij është vendosur në shënjestër disa herë në shpërthime me tritol. AI ka pasur disa jashtë shtetit, pista kryesore një akt mafioz”, u shpreh Klodiana Lala.

Klodiana bën të ditur se sipas familjarëve të tij, ai kishte dalë pasi do të takonte një mik.

Artikulli i mëparshëmKomiteti Teknik i Ekspertëve vendos zgjatjen e masave aktuale edhe për ditët në vazhdim
Artikulli i radhësGjirokastër, 840 të infektuar/ Infektimet nëpër shkolla dhe në familje