Pas atentatit që ndodhi mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku mbeti i vrarë 66-vjeçari Behar Sofia, ka ardhur dhe reagimi i gazetarit Artan Hoxha.
Sipas tij, biznesmeni që u qëllua për vdekje në afërsi të Piramidës në “Rrugën e Elbasanit” është dëshmitari kyç i masakrës së 7 gushtit 2009, ku mbetën të vrarë 4 policë, krim për të cilin është akuzuar Dritan Dajti, i cili ndodhet aktualisht në burg.
REAGIMI I PLOTE
Me në fund Benzi me targa TR 1638 S, doli nga erresira…
Por per fat te keq, humbem mundesine e fundit për te zbardhur te verteten e ekzekutimit te 4 Dëshmorëve të Atdheut, Fatos Xhani, Kastriot Feska, Saimir Duçkollari e Altin Dizdari, pjestare te skuadres operacionale te Policise se Shtetit.
Deshmitari kyç i masakres se 7 gushtit 2009, njeriu qe mund te zbardhte me detaje dhe prova, deri ku kreret e kupoles se Policise se Shtetit ishin implikuar me krimin e organizuar dhe narkotrafikun nderkombetar, nuk jeton me…
Atentati i sotem, me gjakftohtesi kirurgjikale, në zonen me te mbrojtur te kryeqytetit, me shume sesa ekzekutimi i nje personazhi mjaft të rendesishem të botes se krimit gjate 30 viteve të postkomunizmit, eshte nje mesazh i qarte se askush dhe në asnje cep të Tiranes, nga Rolling Hills deri te Kodra e Diellit, nuk eshte i paprekshem….
Po huazoj batuten e atyre të “Rruges se Elbasanit”…
“Kush e ka rradhen”…
Në foto 1)-Benzi qe nuk u ndalua kurre nga policia dhe u zhduk pa gjurme pas masakres se 7 gushtit 2009 në Durres.
Në foto 2)-Skena e plote e masakres se 7 gushtit 2009 në nje foto të vetme.
Në të djathte Tuaregu i zi me deren e pasagjerit hapur, objektiv i operacionit top sekret, pas tij dy veturat Ford të skuadres operacionale.
Në toke trupat e Deshmoreve të Atdheut, qe nuk kane marre kurre drejtesi për ate qe ndodhi. Në të majte, Benzi me targa TR 1638 S, i viktimes se atentatit te sotem qe po dorezonte nje thes te rende me euro…