RENEA ka zhvilluar kontrolle të imtësishme në kompleksin “Arbëria” në qytetin e Laçit.
Burime për “Balkanweb” bëjnë me dije se gjatë kontrollit, janë gjetur sende të paligjshme në këtë kompleks.
Kontrolli ende nuk ka përfunduar, por është në proces. Këto kontrolle bëhen, kryesisht për të zbardhur më shumë për vrasjen e Shkëlzen Kastrati. Mësohet se nga kontrollet nga RENEA në Laç, gjendet një pistoletë në një kasolle.
Arma e gjetur e gjetur në kasollen afër kompleksit është tip ‘Glock’.
Disa persona janë shoqëruar ditën e sotme për vrasjen e bujshme të ndodhur disa ditë më parë.
Ngjarja e ndodhur në Fier më 1 shkurt, ku mbeti i vrarë 42-vjeçari Shkëlzen Kastrati, vazhdon të mbajë në peshë policinë dhe prokurorinë.
Burime të sigurta deklarojnë se janë shoqëruar 7 persona të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen e gjetjen e autorëve, ndërsa 2 persona janë shpallur në kërkim, për të dhënë dëshmitë e tyre.
Një prej dy personave të shpallur në kërkim mësohet se është edhe pronari i “Audi”-t që u gjet në Kamëz, me të cilin mendohet se janë larguar autorët. Po të njëjtat burime kanë saktësuar se për ngjarjen kanë dëshmuar edhe dëshmitarë okularë të cilët kanë parë largimin e mjetit “Range Rover” nga rotondo-ja e Sheqit, vendi ku ndodhi ngjarja, e deri në “Mbikalimin e Baltëzës”, aty ku mjeti brenda të cilit ishte edhe arma e krimit, u dogj.
Madje në momentin kur autori i ka vënë flakën makinës dhe është larguar drejt automjetit që e priste mbi “by-pass”-in, në sallën operative është bërë edhe një telefonatë ku është thënë se një makine i është vënë flaka në këmbët e urës së “by-pass”-it, dhe një i ri ishte ngjitur me shpejtësi drejt rrugës, nga ku dhe është larguar.
Aktualisht është duke u hetuar në disa pista, ndërsa ende nuk ka një version zyrtar se cili ka qenë motivi që ka çuar në ekzekutimit të 42-vjeçarit Shkëlzen Kastratit, babait të 4 fëmijëve.