Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka bërë me dije se do të shpallë vendimin për anëtarin e pezulluar të KPA, Luan Dacin në seancën tjetër. SPAK ka ngritur akuza ndaj tij për falsifikim dokumentesh, ndërkohë që Luan Daci pretendon pafajësinë. Më 1 Dhjetor të vitit të kaluar ai u dënua me 6 muaj burg, vendim i cili u konvertua në 1 vit shërbim prove ku u akuzua për falsifikim dokumentesh, pasi ka fshehur shkarkimin e tij nga detyra si gjyqtar në vitin 1997.
Seanca e radhës për Luan Dacin do të zhvillohet më 8 Mars, ku pritet te jepet edhe vendimi.