Ilir Alimehmeti tregon skenarin që mund të na shpëtojë nga rritja e rasteve në Shqipëri

0
Ilir Alimehmeti tregon skenarin që mund të na shpëtojë nga

Mjeku Ilir Alimehmeti ka propozuar një mënyrë që do mund të kufizonte përhapjen e COVID, në Shqipëri,

Ai ka dhënë shembullin e Sllovakisë.

“Kur kemi transmetim komunitar është momenti kur duhet të jemi shumë aktiv. Një shembull: Me të njëjtat teste të shpejte që ne kemi Sllovakia testoi 2/3 të popullsisë dhe rastet e reja ranë me 82%. I gjeti rastet dhe rastet izolohen. Survejanca pasive do të thotë kur unë kam klinikë I kërkoj mjekut të më testojë. Ata që nuk kanë klinikë nuk testohen.

Është shumë e vështirë të gjurmosh. Por duhet testim masiv. Italia përmes survejancës pasive gjen vetëm 34% të rasteve. Ka shumë raste që nuk e dimë që janë pozitivë por mund të jenë transmetues. Ne këta duhet të kapim. Ne e kemi sot 24.8%. Për të zbritur poshtë 10%, shifrat e rasteve të reja të sotme duhet të kenë një zero nga mbrapa. Pra nesër duhet të testojmë minimalisht mbi 9000 persona”, tha Alimehmeti për abc news.

Artikulli i mëparshëmRegjistrimi i kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit/ Celibashi jep njoftimin e rëndësishëm
Artikulli i radhës“Një lajm inkurajues”/ Pas monitorimit të 3.2 milionë njerëzve, ky është konkluzioni për ata që e kanë kaluar Covidin