“Një lajm inkurajues”/ Pas monitorimit të 3.2 milionë njerëzve, ky është konkluzioni për ata që e kanë kaluar Covidin

0
“Ky është një lajm inkurajues"/ U monitoruan 3.2

Ky është përfundimi i një studimi të publikuar në “Jama Internal Medicine”. Konkluzioni ka dalë pas analizës së testeve të antitrupave për 3.2 milionë pacientë amerikanë, nga 1 janari deri më 23 gusht të vitit të kaluar.

Deri tani ka pasur disa raste të dokumentuara të ri-infektimit që kanë ngritur shqetësimet se të mbijetuarit nuk fitojnë imunitet të mjaftueshëm për të parandaluar një infektim të dytë.

Studimi jep një përgjigje lehtësuese, por ajo që mbetet e paqartë është se sa zgjat imuniteti dhe cili do të jetë ndikimi i varianteve. Studimi në fjalë është financuar nga qeveria amerikane dhe është kryer nga Instituti Kombëtar i Kancerit.

Por edhe studiues të tjerë e mbështesin këtë përfundim.

“Ky është një lajm inkurajues, pasi sugjeron që sistemi imunitar po gjeneron një përgjigje të fortë ndaj infeksionit, e cila ka të ngjarë të luajë rol në mbrojtjen nga një infektim i dytë”, thotë Jennifer Juno, kërkuese shkencore në Universitetin e Melburnit.

Artikulli i mëparshëmIlir Alimehmeti tregon skenarin që mund të na shpëtojë nga rritja e rasteve në Shqipëri
Artikulli i radhës“Si i bërë 1 miliardë lekë me rrogë?” Rama kapet keq me komentuesin në Facebook, shpërthen ndaj tij dhe e komenton…