Paraditen e sotme, efektivët e Policisë Rrugore të Durrësit janë përballur me një situtë të pazakontë që ka habitur uniformat blu. Ata kanë ndaluar rastësisht për kontroll një mjet tip ‘Toyota’, mjeti të cilin ata kishin ndaluar për kontroll, ka rezultuar se sapo ishte vjedhur në Shijak.
“Sërbimet e Policisë Rrugore në DVP Durrës, kanë ndaluar në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, një mjet tip “Toyota”, me drejtues shtetasin F. S., për kontrroll dokumentacioni.
Pas verifikimeve rezultoi se ky mjet ishte vjedhur rreth orëve të para të mëngjesit në një pikë shitje të automjeteve në Shijak, në pronësi të shtetasit D. P., i cili kishte bërë kallëzim për mjetin e vjedhur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.