Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku sqaroi publikisht mënyrën e re të riatdhesimit, që do të zbatohet nga nesër për të gjithë shqiptarët e mbetur jashtë kufirit.
Sipas saj, të gjitha aplikimet për të rezervuar një vend në avion bëhen tashmë në E-Albania.
“Deklaroni adresën e banimit. Kush banon në zona të gjelbërta duhet të rrijë në hotel. Kush banon në zonat e kuqe do të karantinohen në banesat e tyre nën monitorimin e policisë. Gjatë udhëtimit me Air Albania do plotësoni një formular vëtëdeklarimi, në rast deklarim të rremë do të aplikohen masa ndëshkimi në bazë të ligjeve në fuqi. Në aeroport, personat që jetojnë në zona të gjelbërta do dërgohen në hotel me autobus. Do paguajnë vetëm 7 euro për ushqimin”,- tha ajo.
Balluku shtoi se, në rast se dikush nga banorët e zonave të kuqe do të karantinohet në hotel mund ta deklarojë këtë kur është në avion apo në aeroport.
“Kemi luftuar këto 8 javët e gjata me armikun e padukshëm. Ia kemi dalë jo vetëm falë angazhimit të qeverisë por edhe pse ju keni treguar përgjegjshmëri. Edhe sot kërkohet përgjegjshmëri nga ju për mënyrën e rë të riatdhesimit. Diteët që po vijnë padyshim do të jenë më të mira se ato që kaluam por vetëm nëse zbatojmë protokollet dhe rregullat e shpallura nga qeveria”,- apeloi ajo.