Edhe pse është një ndër vendet më pak të prekura nga koronavirusi, sapo shpalli gjendjen e jashtëzakonshme/ Çfarë po ndodh në Finlandë

0
Sapo shpalli gjendjen e jashtëzakonshme edhe pse cilësohet si një

Cilësohet si një ndër vendet më pak të prekura nga pandemia e covid-19, bëhet fjalë për Finlandën. Nga të dhënat zyrtare numri i të infektuarve dhe i personave të vdekur është relativisht e ulët.

Por, ditën e sotme Finlanda ka marrë vendimin të shpallin gjendjen e jashtëzakoshme. Qeveria pritet të vendosë masa të reja për të parandaluar përhapjen e virusit, duke përfshirë mbylljen e restoranteve dhe lokaleve.

Ndërsa, numri i të prekurve rritet, gjendja e jashtëzakonshme do të lejojë qeverinë në Finlandë të mbyllë shkollat dhe të kufizoje lëvizjen mes zonave që bëjnë pjesë tek “Zona e kuqe”.

“Qeveria e konsideron të nevojshme që të gjithë të kemi më pak kontakte”,  tha kryeministri Sanaa Marin. Ndonëse, Finlanda është një ndër vendet që janë më pak të prekura nga koronavirusi, deri më tani regjistron 58, 064 të infektuar dhe 742 të vdekur që nga fillimi i kësaj pandemie globale.

Artikulli i mëparshëmGjykata ‘fundos’ Fjolla Morinën/ Ja vendimi që që dha sot Gjykata e Kukësit
Artikulli i radhësBëhuni gati/ Ju prêt një javë shpërthyese. Ja çfarë parashikojnë yjet për datat 1-7 mars