Steven Zhang kërkon ti bëj një dhuratë të veçantë Antonio Contes në këtë moment të vështirë, kërkon ti dhuroj një “top player” për të shtuar edhe më shumë cilësinë në formacionin e Inter. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, ëndrra e presidentit Zhang është Paul Pogba, me francezin i cili sipas të gjithë do të largohet nga Man.United në fund të këtij sezoni.
Sigurisht transferimi i Pogba në Milano nuk është aspak i lehtë, përkundrazi, shihet si një transferim i ndërlikuar, si në aspektin ekonomik ashtu edhe në çështje etike, nuk do të ishte e lehtë që Pogba të tradhtoj Juven për të veshur fanellën ziklatër. Duke qëndruar në aspektin ekonomik, kosto e këtij transferimi mund të shkoj në 100 milion euro, mbase diçka më pak, duke pasur parasysh krizën financiare që ka sjell Covid-19.
Inter shpreson që këtë shumë ta minimizoj duke shitur përfundimisht Icardin dhe Perisic. Gjithashtu një problem më vete është dhe paga e tij sezonale, Pogba përfiton aktualisht 17 milion euro në sezon, shifër të cilin Inter vështirë se mund t’ia garantoj.