Një i ri është arrestuar pasi u kap duke shitur drogë në dyqanin e vetë, që po ashtu e kishte të palicensuar. Sipas policisë, shtetasi me iniciale A.D. kishte përshtatur dyqanin si ambient për trafikimin e lëndëve narkotike. Policia ka sekuestruar disa doza, të dyshuara si “Cannabis Sativa” gati për shitje. Po ashtu, i riu nuk paguante taksat dhe nuk deklaronte të ardhurat e biznesit të tij.
Provat i kaluan prokurorisë për hetime të mëtejshme.