Inter, në sfond për aksionet del fondi saudit: Zotërojnë një pasuri prej 357 miliardë dollarë!

    0

    Featured image of article: Inter, në sfond për aksionet del fondi saudit: pasuri prej 357 miliardë dollarë!

    Ndërsa Nikos Stathopoulos, menaxheri kryesor i BC Partners, flet për herë të parë në lidhje me negociatat për të marrë shumicën e aksioneve të Interit, në të vërtetë fondi më i afërt për të arritur një marrëveshje me grupin Suning do të ishte Fondi i Investimeve Publike (Pif) nga Arabia Saudite. Me seli në kryeqytetin, Rihad, është ndër fondet më të mëdha të pasurisë sovrane në botë me një aset total të vlerësuar prej 347 miliardë dollarësh dhe u themelua me qëllim të investimit në emër të qeverisë së Arabisë Saudite.

    Drejtues është Yassir al Rumayyan, i cili aktualisht menaxhon një portofol të përbërë nga rreth 200 pasuri të ndryshme (përfshirë aksionet në Boeing, Facebook dhe Disney). Fushat e saj të veprimit përfshijnë aviacionin, naftën dhe gazin. Dhe pikërisht këtu do të vinte interesi për Interin. Me sa duket, vlerësimet e vazhdueshme janë më pranë kërkesave të grupit Nanjing, krahasuar me ofertën e paraqitur javët e fundit nga Bc Partners.

    Sidoqoftë, në një intervistë me “Bloomberg”, kur u pyet në lidhje me Interin, Stathopoulos shpjegoi: “Inter? Nuk mund të komentoj asgjë për akorde që nuk janë arritur, por sigurisht që jemi të interesuar të investojmë në sport, qofshin liga apo aksione klubesh. Dhe klubi ku dëshirojmë të investojmë, duhet të ketë mundësi të mëdha për të garuar në nivele të larta”, deklaroi Stathopoulos. Nga kjo pikëpamje do të ishte një lajm i mirë, duke pasur parasysh që Inter do të vazhdojë të synojë sa më lart.

    Artikulli i mëparshëmKryeministri si shef pavijoni
    Artikulli i radhësAksident në hyrje të Pogradecit, përplasen dy mjete, humb jetën një prej shoferëve (Emrat)