Aksident në hyrje të Pogradecit, përplasen dy mjete, humb jetën një prej shoferëve (Emrat)

0
Pogradec 1

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pak pas mesnate në Pogradec. Aksidenti ka ndodhur në hyrje të qytetit të Pogradecit, në afërsi të një pike karburanti.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën e për pasojë ka gjetur vdekjen nëri prej drejtuesve të mjeteve, shtetasi Delor Latifllari.

Pas ngjarjes, Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Enea Yzellari, 27 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec.

Artikulli i mëparshëmInter, në sfond për aksionet del fondi saudit: Zotërojnë një pasuri prej 357 miliardë dollarë!
Artikulli i radhësDW: A ka shenja për fundin e pandemisë së koronavirusit