COVID i merr jetën një tjetër infermiereje, e treta brenda ditës në radhët e bluzave të bardha

0
COVID i merr jetën një tjetër infermiereje, e treta brenda ditës në radhët e bluzave të bardha

Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë lajmëron për një tjetër vdekje, në radhët e infermierëve.

Bëhet fjalë për infermieren Lindita Peshku, e cila është e treta që humb jetën brenda ditës në radhët e infermierëve.

“Bluzat e bardha po përballen çdo ditë me virusin dhe po humbasin jetë. Po dje u shua një infermiere e poliklinikës Nr1 e konsultorit të fëmijës. Lindita Peshku qofsh e xhenetit shoqja jonë dhe shpirti jot u prehte në paqe”, shkruan Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë.

Po dje, humbën jetën edhe dy infermierë, Nerim Vaçi, infermier në Mat, dhe një infermiere nga Lushnja.

Artikulli i mëparshëmStudimi: 9% e të infektuarve mund të preken sërish nga Covid-19
Artikulli i radhësÇfarë është pasaporta e BE-së për vaksinim?