
Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë lajmëron për një tjetër vdekje, në radhët e infermierëve.
Bëhet fjalë për infermieren Lindita Peshku, e cila është e treta që humb jetën brenda ditës në radhët e infermierëve.
“Bluzat e bardha po përballen çdo ditë me virusin dhe po humbasin jetë. Po dje u shua një infermiere e poliklinikës Nr1 e konsultorit të fëmijës. Lindita Peshku qofsh e xhenetit shoqja jonë dhe shpirti jot u prehte në paqe”, shkruan Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë.
Po dje, humbën jetën edhe dy infermierë, Nerim Vaçi, infermier në Mat, dhe një infermiere nga Lushnja.

