Komiteti i Senatit e konfirmon, Barnes do të jetë kreu i ri i CIA-s

    0
    Komiteti i Senatit e konfirmon, Barnes do të jetë kreu i ri i CIA-s

    Komiteti i Inteligjencës i Senatit Amerikan ka konfirmuar njëzëri se ish-diplomati William Barnes do të jetë kreu i ri i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës, tha senatori Mark Warner, kryetari i komitetit.

    Ëarner tha se konfirmimi unanim i Barnes, një veteran i diplomacisë, kandidati i Presidentit Joseph Biden për drejtor të CIA-s, dëshmon për “kualifikimet e tij të padyshimta për atë pozitë, përvojën shumë vjeçare në çështjet e sigurisë kombëtare dhe angazhimin për shërbimin publik, e cila është e lavdërueshme. “

    Gjatë seancës dëgjimore para komitetit, Barnes tha se në skenën ndërkombëtare “gjithnjë e më komplekse dhe konkurruese”, qëndrimi “grabitqar” i qeverisë kineze përfaqëson “sfidën më të madhe gjeopolitike”.

    Artikulli i mëparshëmEuro 2020 e gjitha në Angli? Jo faleminderit: UEFA dhe FA e hedhin poshtë propozimin e Johnson
    Artikulli i radhësMiliarderi japonez kërkon shokë për në… Hënë!