Krijuesi i softuerëve Microsoft, ka bërë të ditur se me shatë maj, do të zhvillojë një konferencë përmjet internetit, ku do të bëjë disa prezantime, me fokus në video-lojëra.
Video-lojërat e reja do të jenë për Xbox Series të ri, ndërsa nuk janë dhënë detaje shtesë, pasi që është thënë se do të njoftohen në një datë tjetër.
“Shikoni video-lojërat e reja, që ne i kemi zhvilluar me bashkëpunëtort tanë”, thuhet shkurt në njoftimin në Twitter, ku bëhet e ditur vetëm data e saktë.
Prezantimi i prinë lansimit të video-lojërave, që pritet të ndodhë në qershor, kur edhe lansohet E3 e re.
Ky aktivitet i Microsoft, vjen menjëherë pasi Ubisoft njoftoi për lansimin e Assasin’s Creed Valhalla.
Së bashku me Viking, kjo lojë do të vijë në kohën e festave të fundvitit në Xbox Series X dhe PS5.