Greqia nuk gjen prehje. Një tjetër tërmet i fuqishëm është ndjerë para pak minutash pranë Larisas. Lëkundjet janë ndjerë dhe në Juglindje të vendit deri në kryeqytet. Në Korçë e Pogradec raportohet se njerëzit kanë dalë në rrugë të frikësuar.
Paraprakisht thuhet se tërmeti është me magnitudë 5.9 të shkallës Rihter.