Mjeku Petrit Vargu shprehet i bindur se trajtimi i të infektuarve me COVID-19, me antikorbe sintetike është 90% infektive. Sipas mjekut Vargu, ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump u shëruar aq shpejt falë këtij trajtimi. “Kosto fillestare ka qenë qesharake, kushtonte rreth 1 milion e 100 dollarë. Edhe Silvio Berluskoni këtë ka marrë. Por tani ka një çmim prej 1000, 2000 euro”. Për mjekun, është një çmim i arsyeshëm pasi siguron shërim të shpejtë.
Ndërkohë, mjeku shqiptar, që punon në Itali shpjegon më shumë. “Ky ilaç duhet të jepet në fillimet e sëmundjes. Janë antitrupa të virusit të prodhuar në laborator. Në Itali ka një muaj që është aprovuar, është thënë që nga mesi i marsit do t’i kemi, eficenca është rreth 90%”.
Për mjekun Vargu, Shqipëria duhet të kishte vlerësuar vaksinat kineze dhe ruse, madje ai vetë ende nuk e ka bërë vaksinën pasi thotë se po pret për një alternativë më të mirë.
“Nuk e kam bërë vaksinën, shpresoj që të bëj një më të moderuar. Po mundohem të mbroj veten. Do ta bëj por do t’i jap kohë vetes, që vaksina të kolaudohet dhe dua të shoh edhe vaksina të tjera që të kem mundësi të zgjedh. Jam partizan i Sputnik V.
Njerëzit duhet të lihen të lirë të bëjnë vaksinat që duan. Meqë nuk jemi në BE, duhet të kishim shqyruar vaksinat ruse dhe kineze. Duhet të thyhen këto barriera burokratike. Duhet të ketë të paktën 6 vaksina në vend dhe shqiptarët të kenë mundësi të zgjedhin”.
Shton se edhe pas vaksinës, sërish duhet të mbrohemi. “Mendoj se nuk është vaksina që të jep mbrojtje totale. Njerëzit që udhëtojnë shumë, ose bëjnë shumë takime nuk mund të kthehen në normalitet vetëm sepse kanë bërë vaksinën. Unë jam për triadën: maskë-vaksinë-antikorbe”.