Strategjia e OPEC po funksionon/ Brent pritet të prekë 80 USD për fuçi në tremujorin e tretë. Bursa për datën 5 Mars 2021

0

Banka amerikane Goldman Sachs,  rriti projeksionet për naftën Brent për tremujorin e dytë dhe të tretë me 5 dollarë për fuçi, pasi OPEC dhe aleatët nuk ndryshuan politikat. 

Banka në Wall Street pret që çmimi i naftës të arrijë në 75 dollarë për fuçi në tremujorin e dytë dhe 80 dollarë në të tretin.  Prodhuesit e naftës argjilore në SHBA, kanë reaguar shpejt ndaj rritjes së çmimeve në vitet e fundit, duke fituar pjesë tregu ndërkohë që Arabia Saudite dhe vende të tjera kanë ulur prodhimin. 

Organizata e vendeve Eksportuese të Naftës dhe vendet aleate, të quajtura OPEC+, ra dakord për të zgjatur uljen e prodhimit deri në Prill, duke thënë se rimëkëmbja e kërkesës nga pandemia e koronavirusit është ende e brishtë.  “Strategjia e OPEC po funksionon për shkak të papritshmërive”-deklaroi Goldman. 

Sipas bankës, është e qartë që OPEC+ po ndjek një strategji të tkurrjes së tregut, me inventarët që pritet të bien në nivelet më të ulëta që prej 2014-ës në fund të këtij viti. 

Goldman Sachs uli projeksionet e prodhimit të OPEC dhe vendeve aleate me 0.9 milionë fuçi në ditë në 6 muajt e ardhshëm dhe theksoi se nafta argjilore, Irani dhe vendet jashtë organizatës, pritet të jenë të ngurtë ndaj çmimeve deri në gjysmën e dytë të këtij viti.   Kjo do të lejojë OPEC që të ribalancojë më shpejtë tregun.

Bursa për datën 5 Mars 2021 u mbyll si më poshtë:

Vlerat janë të shprehura në $/mt

Brent është shprehur në $/bbl

ProduktiÇmimi ditor ( $/mt )Ndryshimi ditor +/- ( $/mt )
BENZINA625.50+ 12.00
DIESEL542.50+ 12.50

©aktualitet.al

Artikulli i mëparshëmMeta rrëzon propagandën e qeverisë me rezolutën e PE: Krimet zgjedhore nuk do të amnistohen
Artikulli i radhësHarry Kane, ‘Mbreti’ i asisteve në 5 kampionatet më të rëndësishëm të Evropës